PDK-ja duket se i bën favorin e parë kryeministrit Albin Kurti, pas takimit mes tij dhe kreut të partisë Memli Krasniqi, gjatë së cilit u diskutua për zgjedhjet.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.
“PDK do ti votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Për neve, për mua si kandidat për kryeministër, prioritet janë të qarta. Fillimisht interesi i vendit., pastaj i partisë politike dhe në fund i neve si individ brenda partive politike. Por mbi të gjitha interesi i qytetarëve të vendit. Fatkeqësisht Kosova është nën masa, nën sanksione dhe janë qindra-miliona euro të bllokuara si rezultat i mosharmonizimit, mos koordinimit dhe mosbashkëpunimit me faktorët relevante ndërkombëtare.”
Hamza përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen.
“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë koalicioni. Nuk jam duke fol për koalicione, ne jemi në garë për të punuar fortë për t’i bindur qytetarët, me program, me ekip me listë, me gjithçka që kërkon fushata që të jemi parti fituese.” (A2 Televizion)