Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Macron letër Vjosa Osmanit: Organizoni zgjedhje të reja lokale në veri

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 22:36 | Politikë

Macron letër Vjosa Osmanit: Organizoni zgjedhje të reja lokale në

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërguar Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, një telegram urimi me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media ka zbardhur detaje nga përmbajtja eletrës, ku Macron ndër të tjera flet edhe për sfidat për Evropën në vitin 2024. Presidenti francez ka theksuar se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe organizimin e zgjedhjeve të reja lokale në veri.

Ai ka shtuar se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ka inkurajuar që të vazhdohen reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani