Maqedonci për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Serbi: Mori pjesë edhe komandanti i brigadave që trajnuan terroristët e Banjskës

Nga Tomorr Avdia
24 Mars 2024, 11:59 | Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë në Serbi, përveç anëtarëve të përhershëm, kanë marrë pjesë edhe Nenad Zonic, Komandant i Brigadës 63 të Parashutistëve; Miroslav Talijan, Komandant i Brigadës 72 të Operacioneve Speciale; Tioslav Jankovic, Shef i Drejtorisë së Operacioneve (J-3); Dusko Zarkovic Komandant i Forcave Ajrore; dhe Milosav Simovic, Komandant i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS).

“Në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, i cili është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, përveç anëtarëve të përhershëm, kanë marrë pjesë edhe Nenad Zonic, Komandant i Brigadës 63 të Parashutistëve; Miroslav Talijan, Komandant i Brigadës 72 të Operacioneve Speciale; Tioslav Jankovic, Shef i Drejtorisë së Operacioneve (J-3); Dusko Zarkovic Komandant i Forcave Ajrore; dhe Milosav Simovic, Komandant i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS).

Maqedonci ka thënë se ky takim është thirrur nga Vuçiq dy ditë pasi kryeministri Kurti denoncoi provokimet e njësive të specializuara të FAS në afërsi të kufirit me Kosovën dhe një ditë pasi ndihmëssekretari amerikan James O’Brien tha  se janë duke monitoruar lëvizjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën dhe se përdorimi i forcës do të ishte i pa pranueshëm.

“Ky takim është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, vetëm dy ditë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës kishte denoncuar publikisht provokimet e njësive të specializuara të FAS në afërsi të kufirit me Kosovën dhe një ditë pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka bërë të qartë Serbisë se janë duke monitoruar lëvizjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën dhe se përdorimi i forcës do të ishte i pa pranueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos