Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius nga Kosova: Shmangni tensionet, duhet kujdes e maturi!

Nga Ideal Gola
5 Shkurt 2024, 13:04 | Politikë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius nga Kosova: Shmangni tensionet,

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare dhe serbe për kujdes dhe maturi gjatë konferencës për media që pati me presidenten Vjosa Osmani. Pistorius tha se tensionimi i situatës nuk duhet t'i interesojë asnjërës palë.

Ai tha se Kosova duhet të tregohet më e duruar në vendimin për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb dhe aksionin për mbylljen e strukturave paralele. Pistorius deklaroi se Gjermania pas SHBA-së është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, si në aspektin ushtarak edhe atë civil, e kështu do te vijojë të mbetet.

Ai paralajmëroi ardhjen e një kontingjenti tjetër të ushtarëve gjermanë në kuadër te KFOR-it në pranverë, ndërsa tha se situata do të vlerësohet në vazhdimësi nëse ka nevoje për trupa shtesë. Ndërsa presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Gjermanisë në ambiciet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE.

Në aspektin e sigurisë, tha se që nga 24 shtatori Serbia asnjëherë dhe në asnjë moment nuk e ka ndërprerë mbështetjen për grupe terroriste e paramilitare dhe ka vijuar t’i trajnojnë në kampe ushtarake, ka vijuar t'i financojë dhe t'i mbështesë politikisht. Ajo shtoi se të gjithë dëshmitë tregojnë që Serbia vijon të planifikojë sulme të reja, porse nuk do t'ia dal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos