“Në dialog pati regres, asociacioni antikushtetues!"
Është ky qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës sa i përket bisedimeve të kryeministrit Albin Kurti me palën serbe në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.
Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrim në BE, deputete e LDK, thotë për A2CNN, se partia opozitare e ka përkrahur Kurtin në dialog, por nënvizon se ky proces tashmë e ka humbur peshën duke trajtuar tema dytësore.
Pas vizitës së ndërmjetësuesit europian Miroslav Lajçak në Beograd dhe Prishtinë, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi se nuk ka gjasa që të ketë një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiç në Bruksel, pa u mbajtur zgjedhjet europiane. (A2 Televizion)