Prishtina zyrtare nuk është tërhequr nga vendimi që ndalon qarkullimin e dinarit serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës do të hyjë në fuqi nesër dhe se qeveria është e vendosur që zbatimi i ligjshmërisë në secilën pjesë të Kosovës të jetë i pakushtëzuar dhe i pakompromis.
Bislimi u shpreh se do të fillojë një fushatë informuese për të gjithë qytetarët serbë në mënyrë që të përshtaten lehtë më ndryshimet e reja dhe nuk do të ketë dënime për bizneset.
Bislimi tha se euro do të jetë valutë e vetme zyrtare në Kosovë. (A2 Televizion)