Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, ende asnjë plan për një takim mes dy liderëve

Nga Ideal Gola
31 Janar 2024, 16:34 | Politikë

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, ende asnjë plan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk pritet që të ulen në tryezën e bisedimeve së shpejti.

Zëvendëskryeministri Besnik Bilimi, njëherazi kryenegociator i Kosovës, tha se në takimet me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk është diskutuar për formatin e takimeve të ardhshme.

Sipas tij, pa gatishmërinë e Serbisë për të respektuar marrëveshjen nuk ka hapësirë për takime.

“Ne mendojmë që pa pasur diçka rezultat, pa pasur gatishmëri të Serbisë që të lëvizet në formalizmin e marrëveshjes dhe përkushtimin për zbatimin e saj, nuk ia vlen të ftohen takime, të cilat pastaj nuk nxjerrin asnjë rezultatet meqë takimet e tilla krijojnë pritshmëri tek palët”, tha Bislimi.

Bislimi gjithashti njoftoi se i kanë dorëzuar Lajçakut edhe një dokument ku argumentohet se pse Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

“Ne kemi listuar atje diku 10 aktivitete që kemi bërë që nga qershori i vitit të kaluar për të cilat besojmë që Komisioni Evropian i ka rrugët çel që të deklarojë që Kosova është shumë konstruktive dhe Kosovës duhet t’i hiqen masat”, tha ai.

Bislimi deklaroi se Këshilli i BE-së në dhjetor ka konstatuar që janë të interesuar dhe të gatshëm t’i kthehen diskutimit për heqjen e masave por fillimisht kërkohet një shkresë që Borrell të rekomandojmë largimin e tyre.

“Ne mendojmë që zotëri Borrell ka më shumë argumente se sa që duhen për ta dërguar këtë letër dhe mos dërgimi i kësaj letre mund të krijojë indikacione që masat po keqpërdoren për ndonjë synim tjetër i cili nuk ndërlidhet me eskalimin në veri të Kosovës”, u shpreh Bilsimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos