Vendimi i qeverisë së Kosovë për të hequr nga qarkullimi dinarin serb, shqetëson Bashkimin Europian. Përmes një deklarate, pasi administrata Kurti njoftoi se rregullorja do të hynte në fuqi nga 1 shkurti pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për ta shtyrë atë, blloku shprehu shqetësim mbi ndikimin që ai mund të ketë në jetët e përditshme të serbëve të Kosovës.
BE i bën thirrje Prishtinës të ofrojë një periudhë të gjatë tranzioni për largimin e dinarit. Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre.
I bëjmë thirrje Kosovës të sigurojë një periudhë të gjatë tranzicioni dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar në kornizën e dialogut të lehtësuar nga BE. Sipas BE-së, për këtë vendim, që hyri në fuqi më 1 shkurt, nuk ka pasur konsultime paraprake “veçmas për ndikimin që mund të ketë në spitale dhe shkolla, duke pasur parasysh “mungesën e alternativave në këtë moment”.
Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar, duke mos specifikuar një afat kohor për këtë tranzicion.
Paraprakisht, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe BE-në, i kishte bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së. Duke komentuar vendimin e Kosovës për largimin nga përdorimi të dinarit serb, zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se Serbia nuk ka zgjidhje tjetër përpos që të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike për, siç u shpreh ai, mbijetesën e serbëve në Kosovë. (A2 Televizion)