Miratohet vendimi, qytetarët e Bosnje-Hercegovinës mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 08:45 | Politikë

Miratohet vendimi, qytetarët e Bosnje-Hercegovinës mund të

Shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës sonë, shkruan A2 CNN. Njoftimin e bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të marrë nga qeveria.

“Në nëntor janë bërë dy vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në Berlin, si pjesë e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit. Vendi ynë ishte i pari që e kishte ratifikuar këtë marrëveshje në parlament. Bllokada nga entiteti i Republikës Srpska i ka privuar për shumë gjatë qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës të drejtën e lëvizjes së lirë me letërnjoftime, në kohën kur i gjithë rajoni udhëton lirshëm drejt Bashkimit Evropian. Teksa ne po i japim fund pritjes së qytetarëve nga Bosnje dhe Hercegovina, mbetemi me shpresë se Bosnje dhe Hercegovina do të jetë në gjendje ta ratifikojë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që i gjithë rajoni të gëzojë lirinë e lëvizjes. Ne kemi besim se ky vendim do të rrisë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës, do të shtojë mundësitë për bashkëpunim dhe do të nxisë shkëmbimet në arsim, kulturë, sport, ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, shkroi Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos