“Kosova digjitale”, Kurti: Projekt ambicioz dhe modernizues

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 19:15 | Politikë

Qeveria e Kosovës ka linçuar Projektin e Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve “Kosova Digjitale”, i organizuar në partneritet me Bankën Botërore. Ky projekt shënon fillimin e një iniciative transformuese, të financuar nga Banka Botërore, që ka për synim modernizimin e qeverisjes dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike përmes inovacionit digjital. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti projektin “Kosova Digjitale” e ka konsideruar si një nismë ambicioze që mëshiron ambicien e qeverisë për modernizimin e shërbimeve publike.

“Kjo nismë me buxhet 18.5 milionë eurosh synon jo vetëm t’i jap shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por gjithashtu edhe të ridefinoj qasjen e administratës publike ndaj ofrimit të shërbimeve. Ndërlidhet drejtpërdrejt me strategjinë tonë të E-qeverisjes 2023-2027...Në thelbin e projektit ‘Kosova Dijgitale’ qëndron një parim i thjesht fondamental administrata publike ekziston për tu shërbyer qytetarëve. Strategjia jonë synon që përmes digjitalizimit të ndërtojmë një administratë publike e cila është transparente dhe llogardhiënsëe në punës e saj dhe efikase dhe gjithëpërfshirëse në ofrimin e shërbimeve si dhe katalizator për rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se projekti “Kosova Digjitale” është pikë kthese për rrugëtimin e Kosovës drejtë transformimit digjital.

“Shënon një pikë kthese në rrugëtimit tonë drejtë transformimit digjital duke hapur rrugë për një të ardhme ku teknologjia fuqizon qytetarët, thjeshton proceset qeveritare dhe krijon baza për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të begatë... Nuk është thjesht përdorim i teknologjive të reja, por është përdorimi i teknologjisë për të krijuar një qeveri që është e thjesht, efikase dhe transparente. Kjo nënkupton vënien e qytetarit në qendër të procesit transformues duke siguruar që mjetet dhe shërbimet digjitale të jenë të dizajnuar për plotësuar nevojat e tij dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Rruga jonë drejt transformimit digjital gjithsesi ka qenë me plotë sfida”, u shpreh  Zveçla.

Massimiliano Paolucci, menaxher për Kosovë dhe Maqedoni Veriore nga Banka Botërore tha se projekti reflekton ambicien për reduktimin e pengesave gjatë marrjes së shërbimeve publike dhe rrit besimin mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Ky projekt reflekton ambicien e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Bankës Botërore për të forcuar qeverisjen, për të reduktuar pengesat gjatë marrjes së shërbimeve dhe për të rritur besimin mes qytetarëve dhe institucioneve. Projekti është i harmonizuar në tërësi me strategjinë e Bankës Botërore për Kosovën që e quajmë ‘Korniza e partneritetit’ vitin që shkoi dhe jemi duke e implementuar së bashku. Ky projekt mbështet eficiencë dhe cilësi më të madhe të shërbimeve publike dhe do të jetë motor i transformimit të qeverisjes, duke shfrytëzuar zgjidhjet digjitale etj. Projekti ofron më shumë se kaq, parasheh krijimin e vendeve të punës formale dhe krijimin e mundësive për zhvillim. Hedh themelet për rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës atje”, tha Massimiliano Paolucci, Banka Botërore.

Projekti “Kosova Digjitale” financohet nga Banka Botërore dhe është mbështetur nga ambasada e Japonisë në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos