Në të njëjtën mbledhje të Komisionit për siguri dhe mbrojtje, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se Presidentja Vjosa Osmani ka bërë shkelje.
Sipas tij, ajo nuk autorizoi askënd për detyrat e saj, siç e përcakton ligji, në rastin e ndërhyrjes që ka zhvilluar në Turqi. Kjo nxiti edhe pakënaqësi tek anëtarët e tjerë të komisionit, të cilët thanë se deputeti Berisha po flet jashtë rendit të ditës së përcaktuar.
“Osmani nuk ka autorizuar askënd. Presidenti Biden ka hyrë 15 minuta në operacion, dy ditë e ka autorizuar zëvendëspresidentin. Kur doli kjo në publik, më thirrën dikush prej këtyre agjencive dhe tha a mund ta sjellësh raportin prej spitalit të Turqisë, unë thashë se s’mundem. Atëherë më tha se po e bëjmë fake-news, e u thashë bëjeni, mirëpo kjo ka qenë e vërtetë”, tha ai. (A2 Televizion)