Ndërkombëtarët shtojnë presionin, ekspertët: Kosova përballet me zgjedhje të reja

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2025, 20:12 | Politikë

Barrikadimi i palëve në qëndrimet e tyre, kërkon ndërhyrje të forta  diplomatike për formimin e qeverisë.

Faktori ndërkombëtar kërkon nga partitë politike në Kosovë që të formojnë sa më parë qeverinë në mënyrë që të mos e lënë vendin të rrëshqasë drejt destabilizimit. Ekspertët për politikat në Kosovë besojnë se presioni në rritje i ndërkombëtarëve bëhet me qëllimin që reformat dhe procesi integrues të eci më shpejt. 

Bashamir Bërxulli, në një prononcim për A2CNN thekson se komuniteti ndërkombëtare është interesuar që ta kemi një qeveri sa më të shpejtë të shumicës në Kosovë".

Bërxulllit, presioni do të vijë duk u rritur nga shumë faktorë ndërkombëtar, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, kjo bëhet më një qëllim për të mos lejuar zvarritjen që mund të dërgonte vendin në një krizë".

Analist politik Dorajt Imeri, vë në dukje, se vendi ka shumë nevojë për një stabilitet politik, pas ka edhe një pale zgjedhje, ato për pushtetin lokal dhe brenda një viti, zgjedhjen e presidentit të ri.

Qëndrimi i palëkundur i faktorit ndërkombëtar nënkupton dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të shtensionuar këto pozicione, thekson Imeri.

Bazuar në rezultatet deri tani duket se do të ketë një qeveri të koalicionit, a do ta pranojnë një gjë të tillë, kryeministri Kurti, pa një presion të madh ndërkombëtar, në rrethanat e tanishme duket pak e mundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos