Ambasadori i BE në Kosovë, Orav: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE

Nga Tomorr Avdia
12 Shkurt 2025, 08:08 | Politikë

Ambasadori i BE në Kosovë, Orav: Qeveria e re duhet të

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se qeveria re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron të bashkohet me BE-në.

Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë, shumë aktivisht. Detyrat e vështira duhet të bëhen. Reformat duhet të realizohen”, citohet Orav në X nga Zyra e Bashkimit Evropian për Kosovë.

KQZ ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me partitë Guxo dhe Alternativa me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.

Partia Demokratike e Kosovës PDK renditet e dyta me 22.16 për qind ose 184 mijë e 040, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK e treta me 17.60 për qind ose 146 mijë e 147 vota.

AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.46 për qind ose 61 mijë e 968 vota.Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme. Ky proces zgjedhor është konsideruar demokratik dhe i qetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos