Votat e Kosovës në shifra. Nga zgjedhjet e 2021 te ato të 2025, cilat parti fituan e cilat humbën?

Nga Arestina Skënderi
11 Shkurt 2025, 15:40 | Politikë

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti është votëbesuar vetëm nga 40,8 % e qytetarë vetë Republikës së Kosovës, rreth 9 % më pak se sa në zgjedhjet e shkuara parlamentare ku e vetme arriti të merrte 50,2 % të votave.

Përkthyer në vota rreth 99 mijë vota më pak se sa në 2021. Kjo rënie e Vetëvendosjes vihet re edhe në kryeqytet.

Në 2021 në Prishtine, Vetëvendosja mori 65% të votave, teksa në 2025 u ul në shifrën 46%. I njëjti fenomen ndodhi edhe në Prizren, ku edhe pse ndonëse shifra nuk ishte e shumë e ulët sërish përqindja e votave erdhi në zbritje.

Ndonëse nuk arritën dot të ishin parti fituese, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë më shumë vota sesa në zgjedhjet e shkuara kuvendore. Me kandidat për kryeministër Bedri Hamza, PDK nga 17% në vitin 2021  ka mundur të fitojë pak mbi 22% të votave të qytetarëve që iu drejtuan kutive të votimit të dielën e 9 shkurtit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ju ofroi qytetarëve kandidat për kryeministër Lumnir Abdixhikun ka dal forcë e tretë në këto zgjedhje njësoj si në 2021. Katër vite më parë ajo arriti të merrte 110,985 vota, teksa në 2025 ka marr rreth 35 mijë vota më shumë.

Një trend rritës në vota vihet re për dy partitë opozitare LDK dhe PDK ne zonat si Gjakova, Ferizaj, Prizren dhe Prishtinë. Për shembull në Gjakove, LDK nga 8% që ka marrë në zgjedhjet e 2021, të dielën e 9 shkurtit fitoi 16% të votave të qytetarët të Kosovës.

Vendin e 4 në garën elektorale e zuri  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kryetar Ramush Haradinaj, i cili  ka arritur të mbledhë vetëm 7% të votave ose 62,066 vota në rang kombëtar. Kjo forcë opozitare nuk ka pasur rritje ne vota krahasur me zgjedhjet e shkuara.

Sipas Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, Lista Serbe, e cila mori 4,4% të votave, ka arritur një fitore te rëndësishme për Serbinë, ndonëse krahasuar me zgjedhjet e parakohshme vendore të 2021 serbët arritën të merrnin 5 % të votave në Republikën e Kosovës.

Gati 7623 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet kuvendore të 2021. Zona zgjedhore e Leopsaviqit kryesohet nga lista e serbëve, por me një rënie të votave. Nga 89% në 2021, arriti të fitonte vetëm 67% te votave te serbeve, teksa Vetëvendosja në këtë zonë arriti të rritej në përqindje votash edhe pse ndikimi i tyre është shume i vogël në  këtë komunë.

Trend rritës kishin edhe partitë e tjera opozitare. Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.

Kjo fitore e partisë së Albin Kurtit, i cili synon edhe një mandat në krye të ekzekutivit, këtë herë nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta formuar qeverinë e re.

VV-së i duhet patjetër një koalicion me ndonjërën nga partitë opozitare, por të cilat në përgjithësi kanë deklaruar se nuk e duan bashkëpunimin , apo me partitë e pakicave jo serbe.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos