Lista Serbe do të jetë një pengesë për Albin Kurtin. Kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një reagim të tijën pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
"Kam frikë se tani Kurti do të duhet të shqetësohet më shumë për veten dhe mbijetesën e tij në pushtet. Faleminderit popullit serb në Kosovë për kaq shumë besim, dashuri dhe besim”, tha Vuçiç në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Presidenti i Serbisë ka bërë të ditur se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka siguruar të dhjetë vendet e mundshme dhe do të jetë barrierë ndaj sulmeve të mëtejshme të Albin Kurtit.
Partia e majtë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por nuk ka arritur të marrë shumicën, duke e detyruar atë të kërkojë një aleat për të formuar qeverinë e ardhshme. (A2 Televizion)