Bashkimi Evropian ka reaguar rreth procesit të djeshëm zgjedhor në Kosovë. Zëdhënësja e këtij institucioni mes tjerash përmendi faktin se zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë të qetë.
Ajo përmendi edhe misionin vëzhgues të BE-së për monitorimin e votimeve të 9 shkurtit dhe tha se është dëshmi ndaj përkushtimit për Kosovën dhe procesin e saj demokratik.
“Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të qetë. Procesi është përcjellë nga afër. Brukseli i sheh raportet me Kosovën si shumë të rëndësishme dhe kjo edhe përse janë vendosur masa prej një viti”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)