Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet si fituesja e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, por ajo çka mund të vijë më pas është kriza politike dhe paqëndrueshmëria.
Kështu mendojnë analistët në Kosovë. Në prononcimet për Agjencinë e Lajmeve Reuters, politologu, Belgzim Kamberi thekson se LVV ka dy opsione, ose të krijojë koalicion me një nga partitë e mëdha të opozitës dhe të krijojë stabilitet, ndërsa opsioni i dytë është krijimi i qeverisë nga partitë opozitare, por në këtë rast gjasat për një krizë politike do të jenë shumë të mëdha.
Për sa i përket qasjes që Administrata Trump do të mbajë për Kosovën, Kamberi thekson se një gjë e tillë nuk është e qartë, pasi Trump është i paparashikueshëm.
Ndërkohë qytetarë të ndryshëm shprehen se, Kurti ka marrë një tjetër shans për të qeverisur, në të kundërt nëse kjo qeveri nuk i bën punët mirë, do të ndëshkohet me votë.
Komisioni Qendror i Zgjedhave ka dal me statistika të reja, ku janë numëruar 89.62% e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 311907 vota ose 41.00 %, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 170198 vota ose 22.37 %, Lidhja Demokratike me 133693 vota 17.57 %, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 57539 vota ose 7.56 %. (A2 Televizion)