Zgjedhjet në Kosovë, PDK: Kemi rritje, rezultati inkurajues

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 11:02 | Politikë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u shpreh i sigurt se vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet paraprake të exit poll-eve. Pas mbylljes së qendrave të votimit, Stavileci nga selia e PDK-së, tha se rezultati është inkurajues. Sipas tij, hapat e mëtejshëm për atë se çfarë do të prodhoj epilogu përfundimtar i këtyre do t’i ndajnë edhe me medie.

“Jemi në një situatë të pazakontë kur ne si parti politike duhet t’ju tregojmë juve dhe qytetarëve për votën tonë dhe jo KQZ-ja siç do duhej të ishte. Megjithatë tash jemi para jush për të ndarë një mesazh të qartë dhe të plotë: PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë më e madhe politike në vend me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite dhe një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për Kosovën. Ky është një mesazh i pamohueshëm për ne dhe një mesazh i fortë për të ardhmen e vendit tonë. Ajo që kemi parë në këtë proces është e qartë, shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. Rezultati tregon se ata kërkojnë një qeveri të re, një qeveri tjetër. Qytetarët tanë me votën e tyre treguan se besojnë që Kosova mundet më mirë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos