Rezultatet e fundit nga KQZ, Vetëvendosje në krye

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 00:20 | Politikë

Rezultatet e fundit nga KQZ, Vetëvendosje në krye

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, pavarësisht problemeve të mëdha teknike, ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të së dielës kur janë numëruar 73.04 përqind të votave.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 41.99 përqind të votave. E dyta renditet PDK-ja me 22.68 përqind të votave, LDK-ja me 17.90 përqind të votave, AAK 7,56 përqind të votave.

Megjithatë, këto të dhënat pritet të konfirmohen në vazhdim, duke qenë se pak më herët kreu i KQZ-së deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme se ka pasur probleme me aplikacionin dhe ishte marrë vendimi që numërimi i formularëve të bëhej manualisht.

“Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë gjithçka ishte gati për rezultatet preliminare, por për shkak se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e këtyre të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë ti prezantojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike. Për këtë arsye, KQZ u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana, KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të subjekteve politike, të cilat janë plotësuar.

Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i rezultateve përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet që janë pjesë e këtyre formularëve, në mënyrë manuale do t’i publikojmë”, njoftoi kryetari i KQZ-së në Kosovë.

Më tej, ai nuk dha një afat kohor kur mund të kemi një rezultat paraprak për zgjedhjet e së dielës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos