“Nëse do të ketë një koalicion, do të jetë koalicion fluid”.
Kështë u shpreh në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, eksperti Marlind Laçi, duke komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Kosovë.
“Qoftë me LDK apo me AAK do të jetë një koalicion fluid. Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj kanë ndjekur një retorikë tepër të polarizuar dhe të ashpër. Po ta krahasojmë me Shqipërinë, AAK ngjason me Partinë e Lirisë. Varet se çfarë ministrish do i kërkojë zoti Haradinaj”, tha Laçi.
Sipas ekspertit, Vetëvendosje mund të shkojë diku te 52-53% në rezultatin përfundimtar.
“Mund ta formojë e vetme qeverinë nëse fiton me këtë rezultat”, theksoi Marlind Laçi.
(A2 Televizion)