KQZ ka përditësuar të dhënat mbi votat e numëruara deri pak pas orës 21:00 të mbrëmjes, duke bërë të ditur se deri tani janë 23,65 përqind e votave dhe Vetëvendosja ka arritur të marrë 55,77 përqind të votave.
Kjo shifër e përditësuar ka ngjallur menjëherë entuziazëm në selinë e Vetëvendosjes. Gazetari i A2 CNN në Prishtinë, Ideal Gola, në një lidhje në emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli bëri të ditur se me dhjetëra simpatizantë ja kanë nisur këngëve patriotike e thirrje në mbështetje të Albin Kurtit.
Ndërkohë, të dhënat e KQZ-së thonë se PDK-ja ka marrë 25,39% të votave, LDK-ja 8,99 %, AAK 5%. (A2 Televizion)