Përfundon orari zyrtar, mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2025, 19:05 | Politikë

Përfundon orari zyrtar, mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, qendrat e votimit në Kosovë janë mbyllur në orën 19:00, duke përmbyllur kështu edhe procesin zgjedhor.

Qytetarët e Kosovës sot patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa tani komisionet zgjedhore do të nisin procesin e numërimit të votave, shkruan A2.

Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa pjesëmarrja pritet të bëhet publike në orët në vijim.

Prokurorja e Shtetit në Kosovës, Laura Pula njofton se autoritetet kanë ndaluar gjashtë persona ditën e sotme për veprime të jashtëligjshme në procesin zgjedhor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos