Në një deklaratë zyrtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votimet e kësaj të diele në Kosovë, duke bërë të ditur se kanë votuar 789,172 persona, e konvertuar në përqindje 40.04.
Megjithatë, është theksuar se deri tani janë procesuar 90.68% të votave dhe përqindja do të rritet ende.
Ndërkohë, në EXIT POLL-et e para dolën këto rezultate:
Klan Kosova
Lëvizja Vetëvendosje 38.2%
Partia Demokratike e Kosovës 22.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 20.1%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.6%
Ndërkohë, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
Lëvizja Vetëvendosje 40.3%
Partia Demokratike e Kosovës 21.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2% (A2 Televizion)