"Do mbështesim vullnetin e votuesve", Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me Albin Kurtin

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 20:02 | Politikë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, deklaroi se shumica shqiptare i ka kthyer shpinën Lëvizjes Vetëvendosje dhe se opozita ka marrë besimin për të formuar qeverinë e re.

Në konferencën e parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Hamza tha se PDK nuk do të bashkëpunojë me LVV-në, duke e akuzuar atë për kërkimin e “pushtetit absolut” dhe për mungesë të programit politik.

“Shumë qytetarë që e kishin votuar në të kaluarën ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën te ne në PDK dhe LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti zgjedhjet si një referendum, por qëllimi nuk u arrit. Kërkoi 500 mijë vota, por nuk i morë. Sot shumica e qytetarëve nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Ata i kanë besuar opozitës dhe i fuqizuan ato. Kjo më obligon të respektoj vendimin. Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Vetëvendosje”, tha Hamza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos