Renditja/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Vetëvendosja e Kurtit udhëheq me rreth 41%

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 20:52 | Politikë

Renditja/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë,

Ka përfunduar numërimi i votave në Kosovë, teksa ditën e nesërme pritet që të numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se partia e parë në renditje është Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, që ka grumbulluar rreth 41% të numrit total të votave.

Në vendin e dytë renditet PDK me 22.16% të votave dhe pas saj LDK me 17.6% të votave. Po ashtu, në vendin e katërt renditet AAK me 7.46% të numrit të votave, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave.

Ndërkohë pritet që të nisë edhe numërimi i votave të diasporës, e cila ka votuar në kutitë e vendosura në ambasada dhe konsullata, si edhe votat e dërguara me postë.

Renditja/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë,

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos