Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka dalë me një reagim në profilin e tij, duke thënë se Qeveria s’ka të bëjë as me serverët e as me pjesën softuerikë të KQZ-së.
Kryeziu ka thënë se vota e gjithsecilit do të mbrohet dhe se vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet, shkruan A2 CNN.
"Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare", tha Kryeziu.
Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar server dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë, kurse prokurimi për software-in e KQZ-së është bërë nga OSBE.
Akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar hutim me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij.
“Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarinë e lartë të treguar përgjatë procesit të votimit dhe për aktivizmin qytetar për të raportuar çdo lëshim apo gabim të evidentuar gjatë numërimit të votave”, tha ai më tej, shkruan A2 CNN.
“Vota e gjithsecilit do të mbrohet, vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet”, ka bërë të ditur zëdhënsi i qeverisë, Kryeziu.
(A2 Televizion)