“Në panik pasi do të humbasë”, LDK: Nuk bëri asgjë në 4 vite, tani na thumbon

Nga A2 CNN
20 Janar 2025, 20:13 | Politikë

LDK i përgjigjet deklaratës se kryeministrit Albin Kurti, që e cilësoi si të ndryshkur këtë subjekt politik. Deputetit Besian Mustafa tha se Kurti ishte përfshirë nga paniku për humbje në zgjedhje, ndërsa theksoi se Kosova nuk mund të durojë edhe 4 vite të tjera nën udhëheqjen e tij, përcjell A2.

“Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, do të bënte mirë t’i njoftonte qytetarët e Kosovës nëse ka punuar diçka për katër vitet e fundit dhe të shpaloste një program për katër vitet e ardhshme. Në pamundësi për të treguar diçka që ka punuar, sepse nuk ka punuar asgjë, as ai, as qeveria e tij për katër vite, e njëkohësisht nuk po kanë çfarë të tregojnë as për katër vite të ardhshme sepse janë të njoftuar me dëshpërim të thellë nga qytetarët e Kosovës, kanë vendosur të ulin nivelin e gjuhës duket humbuar partitë e veçanërisht Lidhjen Demokratike të Kosovës”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos