Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PAZP) hodhi poshtë ankesën e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kundër certifikimit të Listës Serbe, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëvendosje i kërkoi javën e kaluar Panelit Zgjedhor që të shfuqizojë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe, shkruan A2.
Në fund të muajit të kaluar, PZAP urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe, pasi e pranoi ankesën e partisë serbe ndaj vendimit fillestar të komisionit për moscertifikimin e saj, duke thënë se kjo parti kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së. (A2 Televizion)