Shkarkimi i kryetarëve në institucionet publike, do të vendosin qytetarët me të drejtë vote në komunat shqiptare

Nga Ideal Gola
18 Mars 2024, 13:48 | Politikë

Shkarkimi i kryetarëve në institucionet publike, do të vendosin

Qytetarët me të drejtë vote në komunat Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut do të votojnë për shkarkimin ose jo nga funksioni të kryetarëve të tyre në institucione publike.

Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2023 kur ishin mbajtur nëpër kontejnerë, kësaj radhe 44 qendrat e votimit do të jenë në shkolla. KQZ gjithashtu miratoi raportin jo përfundimtar të Listës së Votuesve.

Shkarkimi i kryetarëve në institucionet publike, do të vendosin

Sipas këtij raporti, numri jo përfundimtar i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 46,248 votues apo 1,153 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune të cilat janë mbajtur më 23 prill 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos