Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimin në Prishtinë me të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Me anë të një reagimi në “X”, Kurti ka zbardhur diskutimet me Escobar, ku qendër e bisedimeve ka qenë çështja e heqjes së dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë.
Kreu i qeverisë së Kosovës, tregon se ka informuar Escobarin për hapat që ka ndërmarrë Qeveria për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.
Ndër të tjera, Kurti ka theksuar nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.
“Është kënaqësi për t’u takuar me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderoj për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe theksoj nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës, dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, shkroi Kurti në “X”.
Great to meet w/ @StateDept DAS Escobar. Thanked him for ????????'s support and stressed the need to hold Serbia accountable for the Banjska attack. Also informed him of steps our govt has taken to support the transition of @centralbank_ks reg & our readiness to address ongoing issues. pic.twitter.com/hjUsIgJZQF (A2 Televizion)
— Albin Kurti (@albinkurti) March 14, 2024