Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

2 kushte të reja për Kosovën në KiE, Escobar: Amerika po heton lidhjen e Serbisë në sulmin në Banjskë

Nga Xhevahir Qardaku
15 Mars 2024, 20:02 | Politikë

Siç ndodhi me liberalizimin e vizave, po përsëritet edhe me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se për të përmbyllur këtë proces ka edhe dy kushte të tjera, përveç atij të përmbushur, dhënien e tokës për manastirin e Deçanit.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Europës dhe që po i kërkojnë disa vende europiane. Njëri ka të bëjë me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha Escobar për Radion Evropa e Lirë. Zyrtari i Departamentit të Shtetit bëri të ditur se Amerika po heton për lidhjet e shtetit serb me Sulmin në Banjskë.

Escobar konfirmon sërish se ka shumë zhgënjim me qeverinë Kurti në Uashington, teksa zbulon se kryeministri refuzoi propozimet e tij për dinarin serb. Ndërkohë, sekretari amerikan I shtetit, Antony Blinken, ka folur nga Austria lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar më shumë koordinim për të shmangur kthimin në konfliktet e viteve 90.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani