Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti dhe të qeverisë së tij, por nuk i ka numrat për shkarkimin e tij. Si pakica ashtu dhe mazhoranca ende nuk kanë gjetur një formulë se si t’i realizojnë dëshirat e dyja palëve, që vendi të shkojë në zgjedhje të përkohshme.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, thotë se opozita nuk është serioze në këtë drejtim.
“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme mbetet në dorën e kryeministrit.”, thotë Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit parlamentar e LVV.
“Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftuan se do të kërkojnë interpelancë për 3 vitet e qeverisjes së kryeministrit Kurti dhe se aty do të kërkojnë shkarkimin e tij.”, shprehet Arben Gashi shef i grupit parlamentar i LDK.
“Lidhur me kërkesat e vazhdueshëm të opozitës për të shkuar në zgjedhje parlamentare të parakohshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm ta ndihmojë opozitën në këtë drejtim, duke i ofruar votat për shpërbërjen e Kuvendit.”, deklaron Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i AAK. (A2 Televizion)