Kurti po shkon në Bruksel me përkushtimin e njëjtë si gjithmonë për të normalizuar raportet dhe gjetur rrugën për të ecur përpara. Kjo nënkupton njohjen defakto dhe reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e konfirmoi Adnan Rrustemi, nënkryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Duke folur për gazetarin Tomorr Avdia, Rrustemi tha se nuk mund të veçohet pika 7 e marrëveshjes bazike, pra ajo që ka të bëjë me Asociacionin, dhe të niset me zbatimin e saj. “Fokusi kryesor për Kosovën është zbatimi i pikave të para të marrëveshjes që kanë të bëjnë me njohjen”, konfirmon Rrustemi për A2 CNN.
Ai shton se Serbia kërkon asociacionin vetëm për ta mbajtur peng Kosovën në këtë fazë. Madje theksoi faktin se Serbia nuk do paqen, pasi ende mendon se mund ta marrë Kosovën në tërësi. Lidhur me urën e Ibrit shprehu mbështetjen për hapjen e saj. (A2 Televizion)