Vritet gjatë grabitjes në Prishtinë gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 08:35 | Kosova

Vritet gjatë grabitjes në Prishtinë gruaja e këshilltarit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mbrëmjen e kaluar, në Prishtinë, ku një grua dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri nga disa persona të panjohur.

Sipas policisë së Kosovës, viktima është Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Familja Murseli dyshohet se u përballën me disa grabitës në rrugën “Dalip Alshiqi”, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më pas qëlluan me armë. Një nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.

Naim Murseli tha para hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas iu kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës.

Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur, ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos