Raketat që udhëtojnë 3 herë më shpejt se zëri dërgohen në Ukrainë

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 08:57 | Bota

Britania e Madhe ka qenë një ndër vendet e para që ka ofruar suport ushtarak dhe financiar në drejtim të Ukrainës për t’u përballur me agresionin e paprovokuar rus.

Së fundmi, mësohet se Britania do të ndihmojë ushtrinë ukrainase, për herë të parë, me raketa të tipit “Startreak” për të goditur më ashpër ushtrinë e Putin.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se “Starstreak”,  një raketë që mund të hidhet nga ushtarët në terren, udhëton tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe mund të përdoret për të rrëzuar avionët e armikut që fluturojnë ulët.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi