Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë turit të tij ballkanik. Ata janë takuar në Beograd teksa kanë folur për pikëpamjet e tyre sa i takon situatës dhe tensioneve në veri të Kosovës.
Gjatë konferencës së përbashkët në Beograd me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se Ballkani i Hapur solli përfitime për qytetarët.
“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta leme për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme Serbia do vijoje përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë”.
Presidenti Aleksandër Vuçiç
Me përfundimin e konferencës, Rama e Vuçiç së bashku me delegacionet pritet të zhvillojnë një darkë pune. (A2 Televizion)