Rama sulmon opozitën për çështjen McGonigal:  Mbushi hapësirën më gënjeshtra të qametshme

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 18:57 | Politikë
Rama sulmon opozitën për çështjen McGonigal: 

Kryeministri Edi Rama vijoi akuzat drejtuar opozitës në lidhje me deklaratat e saj se kreu i qeverisë është angazhuar personalisht për t’a dëmtuar duke paguar ish-agjentin e FBI, McGonigal.

Sipas kreut të qeverisë, gënjeshtrat e artikuluara nga opozita janë tepër të mëdha dhe vetëm tregojnë mungesën e ideve.

“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, shkruan Rama.

https://a2news.com/2023/02/03/ceshtja-mcgonigal-new-york-times-zbardh-detajet-e-hetimit/
https://a2news.com/2023/02/03/ceshtja-mcgonigal-meta-rama-shtoi-genjeshtrat-komisionin-hetimor-do-ta-ngrene-qytetaret/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024