Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Raporti i KLSH, mungesa e financimeve rrezikon ekzistencën e Rrjetit Akademik Shqiptar

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 12:49 | Sociale
Raporti i KLSH, mungesa e financimeve rrezikon ekzistencën e Rrjetit

Mungesa e financimeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit rrezikon ekzistencën e Rrjetit Akademik Shqiptar. Në këtë përfundim ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një raport-auditi të kryer në RASH, platformë aktive prej vitit 2007 në ndihmë të maturantëve dhe studentëve.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet që institucioni i Rrjetit Akademik Shqiptar është tejet i rëndësishëm në drejtim të menaxhimit të jetës studentore në vend duke filluar me punësimin e mësuesve, mënyra se si maturantët shkojnë në universitet e deri në organizimin e  brendshëm të universiteteve. Është një institucion i cili kurrsesi nuk mund të lihet në kushtet e rrezikut të ekzistencës nga MAS.

Migen Qiraxhi - Qëndresa Qytetare

Pas kontrolleve të kryera KLSH ka gjetur se i gjithë sistemi i Rrjetit Akademik Shqiptar është ngritur nga punonjësit e vet dhe jo nga ekspertë të certifikuar, ndërsa mungesa e financime rrezikon sistemet operative dhe madje proceset për përditësimin e tyre.

Në çastin që KLSH ka audituar dhe ka vënë re mangësi të tilla, sigurisht mangësi në zgjedhjen, përzgjedhjen apo bërjen e kontratave për shërbime, i bën këto sisteme shumë më vulnerabël sesa sistemet e tjera që janë të përditësuara vazhdimisht dhe që kanë edhe hardware-in dhe software-in përkatës.

Erion Demiri - Ekspert IT

Duket që kishte një pikë goxha të dobët te sistemet e back-up të cilat rezultojnë të pa-certifikuara duke rrezikuar informacionet që RASH ka grumbulluar në vite.

Migen Qiraxhi - Qëndresa Qytetare

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nga Ministria e Arsimit që të përcaktojë një fond të dedikuar për Rrjetin Akademik Shqiptar , ndërsa thekson se përfitimet nga kjo platformë në drejtim të arsimit janë të konsiderueshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi