Reagon Presidenca për Venecian: Kthimi i ligjit anti-shpifje në të njëjtën linjë me presidentin

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 19:29 | Politikë
Reagon Presidenca për Venecian: Kthimi i ligjit anti-shpifje në

Presidenti i Republikës ka reaguar si institucion përmes zëdhënësit të tij për raportin e Komisionit të Venecias që kundërshton ligjin e propozuar nga qeveria për median.

Ky draft u paketua nën siglën si një ligj antishpifje nga qeveria, por u kundërshtua që në fillim si nga shoqatat e gazetarëve, ashtu edhe nga Presidenti i Republikës. Madje Presidenca e ktheu për rishqyrtim në parlament këtë ligj duke argumentuar se ai shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, shtypit dhe të drejtës së informimit.

Në reagim Presidenca konfirmon se Komisioni i Venecias ka qenë në një linjë me kundërshtitë që institucioni i tij kishte pasur më herët. Në reagim thuhet se Komisioni i Venecias është plotësisht në harmoni me dekretet e presidentit, të cilat sqaronin se ky ligj cenonte disa parime kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos