Nis mbledhja e Këshillit Politik, me praninë e ambasadorëve

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 18:29 | Politikë

Këshilli Politik, tryeza ndërpartiake e ngritur për të realizuar draftin e Reformës Zgjedhore me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare, u mblodh këtë të premte, në 19:30.

Mbledhja u thirr nga Partia Demokratike, ndërsa është mundësuar nga OSBE.

Në mbledhje marrin pjesë të gjitha palët, së bashku me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ai i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman dhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borschardt.

Burime nga takimi thanë për A2 se në zgjedhjet e ardhshme do të vazhdohet me komisionet politike siç janë aktualisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos