Realiteti paralel i Putinit në foto, parada ruse për Ditën e Fitores

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 10:21 | Fotolajme

Teksa lufta në Ukrainë futet në ditën 440, në Sheshin e Kuq të Moskës është mbajtur Parada e Fitores. Në këtë ditë, rusët festojnë fitoren mbi nazizmin.

Me qindra ushtarë marshuan në sheshin e qytetit në përvjetorin e fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë naziste.

Përpara paradës ushtarake, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim 10-minutësh gjatë së cilit falenderoi ushtrinë për punën e bërë deri më tani në Ukrainë dhe akuzoi Perëndimin se i ka hapur luftë vendit të tij, teksa ky i fundit “po mbron sovranitetin e tij.”

Ndër të tjerë, i pranishëm në ceremoni ishte edhe aleati i presidentit rus, Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë.

Lukashenko ka qenë një aleat kyç i Putinit përpara dhe gjatë luftës kur ka lejuar forcat ruse që të stacionohen në Bjellorusi për të vijuar sulmet ndaj Ukrainës.

Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen është kthyer në Kiev për “Ditën e Europës.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024