Xhamia e Al-Nabi Yunus, e shkatërruar nga Shteti Islamik
Vajza në fshatin Tel Kaif, në veri të Mosulit, 1944
Rrënojat e një tempulli në qytetin Hatra, në shkretëtirën në jugperëndim të Mosulit, 15 gusht 1944. Hatra lulëzoi në shekullin e dytë si pjesë e perandorisë Parthiane, që shtrihej nga Turqia qendrore në Afganistan. I restauruar gjerësisht nga Saddam Husseini në vitet 1990, qyteti u shkatërrua nga Shteti Islamik (ISIS) në 2015
Kisha e madhe në fshatin Tel Kaif, në Irakun verior, 12 gusht 1944. Ky fshat i vogël me tulla balte ka një kishë të madhe guri, në madhësinë e një abacie angleze. Tel Kaif Ishte qendra e dikurshme e komunitetit katolik në Irak
Minarja e anuar e Xhamisë së Madhe të al-Nuri, 10 gusht 1944. Përfunduar në 1173, minarja, sipas gojëdhënave, është e anuar si një simbol i përkuljes ndaj profetit Muhamed, teksa ai u ngjit në qiell. Banorët e Mosulit e mbrojtën vazhdimisht xhaminë nga dëmtimet e ISIS duke e rrethuar me një zinxhir njerëzor, por ajo u shkatërrua plotësisht në qershor 2017
Dera e Manastirit të Al Koshit, 12 gusht 1944. Manastiri i Zojës u përfundua në 1858 si një ndërtesë më moderne se ajo e Manastirit Rabban Hormizd aty pranë, i themeluar në vitin 640 në malet përreth Al Kosh.
Muret e Erbilit, që thuhet se janë nga qyteti më i vjetër i banuar në botë. Fotografia e shkrepur më, 17 gusht 1944. Erbili është qyteti më i madh dhe më i populluar në Kurdistan. Fotografia tregon muret e kështjellës, të ndërtuara mbi një tumë 32 metra të lartë mbeturinash, grumbulluar gjatë shekujve të pushtimeve të vazhdueshme. Kështjella, e banuar që nga shekulli i pestë para Krishtit, tani është e shkretë, përveç një familjeje që jeton atje për të ruajtur
Sinagoga hebreje në Al Kosh me varrin e profetit Nahum, 12 gusht 1944. Përpara viteve 1950, qyteti ishte shtëpia e një komuniteti hebre dhe njihej si vendlindja e njohur e profetit Nahum, i cili jetoi aty në shekullin e VII para Krishtit. Shkrimet e tij parashikonin rënien e perandorisë asiriane.
Një nga monumentet e Nineveh, 11 gusht 1944. Kjo figurë e gdhendur njihet si një Lamassu, një krijesë me kokën e një njeriu, krahët e një shqiponje dhe trupin e një demi. Ajo u krijua rreth 2700 vjet më parë nën pushtetin e mbretit asirian Senakeribit, për të ruajtur një portë kryesore në Ninive. Monumenti u shkatërrua nga ISIS në vitin 2015
13 gusht 1944. Kjo fotografi tregon varrin e Shejh Adi ibn Musafirit, ndërtesa më domethënëse në Lalish, një luginë malore në veri të Mosulit. Forma e kullave pasqyron simbolin e diellit në adhurimin Yazidi
Një grua në festivalin vjetor në Lalish në Kurdistan, 18 tetor 1946
Vallja Dabke në festivalin vjetor Yazidi në Lalish, 18 tetor 1946
Festivali vjetor në Lalish, 18 tetor 1946. Kjo fotografi tregon një grup burrash dhe grash të ulur në një kodër me pamje nga kullat konike të varreve të Sheikh Adi dhe Sheikh Hassan
Xhamia e Al-Nabi Yunus, 11 gusht 1944. Në korrik 2014, e gjithë xhamia u hodh në erë nga ISIS. Kohët e fundit, arkeologët kanë eksploruar vendin e shkatërruar. Ata kanë bërë një sërë zbulimesh, duke përfshirë një grup skulpturash asiriane
Një grup grash dhe burrash duke kërcyer në festivalin Yazidi në Lalish, 18 tetor 1946
Instituti i Artit në Angli, "Courtauld", ka përfunduar një projekt 5-vjeçar për të ekspozuar një koleksion të rrallë fotografish. Duke punuar me 14.000 vullnetarë, Instituti arriti të digjitalizonte më shumë se 1 milion imazhe. Në këtë projekt madhor, një kolazh shumë interesant është konsideruar ai i fotografit britanik të shekullit të 20-të, Anthony Kersting, i cili dokumentoi disa imazhe unike nga ekspedita e tij në Lindjen e Mesme, gjatë viteve 1944-1946.
Fotogaleria e mësipërme e Anthony Kersting, paraqet disa xhevahire mahnitëse arkitekturore në Irak, shumica prej të cilave fatkeqësisht u shkatërruan nga Shteti Islamik. (A2 Televizion)