Bilanci i viktimave në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm të orëve të para të ditës së hënë, ka shkuar në 1541. Lajmin e bëri të ditur zv/presidenti turk, Fuat Oktay. Gjithashtu, ai tha se më shumë se 9700 persona janë plagosur.
Qeveria turke gjithashtu ka bërë të ditur se duke nisur nga nesër, kërkon të organizojë një evakuim të kontrolluar të zonave më të prekura nga tërmetet e forta që kanë lënë më shumë se 1500 të vdekur në vend dhe ku mijëra ndërtesa janë tashmë të pabanueshme, mes temperaturave shumë të ulëta.
“Ata që duan të largohen me automjetet e tyre mund të largohen. Ne duam t'i largojmë njerëzit nga rajoni nesër në mënyrë të kontrolluar”, tha zv/presidenti turk, Fuat Oktay.
Sipas të dhënave, gjithsej 3 741 ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar në dhjetë provincat juglindore të Turqisë më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7,7 dhe u pasua nga disa 145 lëkundje, një prej tyre me magnitudë 7,6. (A2 Televizion)