Reshjet e dendura të shiut të rëna që prej mesnatës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugët e qytetit të Kukësit.
Probleme nga reshjet janë shfaqur te Ura e Drinit të zi, e cila është përmbytur duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit është nën pushtetin e ujit dhe dherave. (A2 Televizion)