Restoranti i merr 2 euro shtesë turistit pse i preu përgjysmë sanduiçin! Pronari: Na mori kohë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 10:13 | Bota
Restoranti i merr 2 euro shtesë turistit pse i preu përgjysmë

Një turist që vizitoi Italinë u tërbua kur pa se i kishin përfshirë në faturë plot 2 euro për t’i prerë sanduiçin përgjysmë. Burri, i cili donte të mbetej anonim, kishte porositur një sanduiç vegjetarian - me patate të skuqura - në Bar Pace në Gera Lario, në skajin verior të liqenit. Ai nuk u ankua te menaxheri i restorantit, por shpejtoi të postonte një koment negativ në TripAdvisor.

“E pabesueshme, por e vërtetë”, shkruan burri një foto të faturës në TripAdvisor.

Mirëpo, përgjigjja nga pronarja e restorantit nuk ka munguar.

“Kërkesat shtesë kanë një kosto”, tha pronarja Cristina Biacchi për gazetën italiane "La Repubblica".

“Duhej të përdornim dy pjata në vend të njërës dhe koha për t'i larë dyfishohej. Nuk ishte thjesht një sanduiç i thekur, kishte patate të skuqura brenda. Na u desh pak kohë për ta prerë përgjysmë”, tregoi ai.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se klienti nuk u ankua apo kundërshtoi tarifën dhe sqaroi se do ta hiqte nga fatura, po ta dinte që do bënte kaq bujë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu