Vrasja e tifozit të AEK-ut, shoku i ngushtë tregon momentet e fundit të të riut: Më fal vëlla, nuk ia dola

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 09:47 | Bota
Vrasja e tifozit të AEK-ut, shoku i ngushtë tregon momentet e fundit

Shoku i ngushtë i tifozit 29-vjeçar të AEK-ut, Michalis Katsouris, i cili humbi jetën prej goditjeve me thikë nga ana e huliganëve kroatë të Dinamo Zagrebit, ka rrëfyer momentet e fundit të të riut.

"E vetmja gjë që dëgjova ishte një zë që thoshte "vëlla më kanë goditur" dhe të kthehesha për të parë kush është dhe çfarë është”, tregon Kristos.

Ai tregon se ndihma e shpejtë i është dhënë shumë vonë, për shkak të kaosit që kishte “pushtuar vendin” në ato momente.

“Kishte gjakderdhje të çmendur, pa pushim. Ai donte të zbrisnim nga karrigia dhe të shtrihej, ne nuk e lamë. Aty ishte një vajzë që ishte infermiere, vajza e vogël po përpiqej të bënte gjithçka që mundej”, vazhdon ai rrëfimin.

Michalis Katsouris i është dashur të përshkojë një distancë prej 100 metrash nga vendi ku u godit me thikë deri te në një kabinë përballë kishës së Agia Triada, ku u fsheh.

Më pas, Kristos ka marrë motorin për të thirrur ambulancën.

“Ambulanca nuk kishte askund, telefonuam... Nga sa mësuam, policia kishte bllokuar ambulancat dhe zjarrfikëset për 20 minuta dhe nuk i la të kalonin me qëllim derisa u ndal kaosi. U largova vetëm për të marrë ambulancën private nga kryqëzimi i Decelisë të cilën e gjeta rastësisht. Unë iu luta se po më vdiste shoku dhe kështu ambulanca iku”, shtoi Kristos.

Për këtë, ai ndjen keqardhje.

“Më fal vëlla nuk ia dola. Këtë dua të them, asgjë tjetër”, tha me zërin që dridhej miku i fatkeqit Mihalis.

https://a2news.com/2023/08/08/pse-nuk-u-ndaluan-ne-kakavije-mediat-greke-huliganet-kroate-kaluan-nga-mali-i-zi-dhe-shqiperia/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni