Përveç zonës së Dukatit në Vlorë, një vatër zjarri është riaktivizuar edhe në Lunxhëri.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e repartit zjarrfikës, për të shuar flakët që janë përhapur në zonat e larta kodrinore.
Në Gjirokastër, janë djegur deri më tani 40 hektarë kullota dhe 500 rrënjë arre. (A2 Televizion)