Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Rriten tensionet mes Kinës dhe Tajvanit

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 16:36 | Bota
Rriten tensionet mes Kinës dhe Tajvanit

Rriten tensionet mes Tajvanit dhe Kinës, pasi kjo e fundit zhvilloi një stërvitje të gjerë ushtarake në ngushticën e Tajvanit, ku përfshihen forcat e marinës dhe ato të aviacionit.

Marina tajvaneze publikoi një video nga bordi i fregatës Tian Dan, ku mbikëqyrin luftanijen kineze Xuzhou. Të dhënat tregojnë se ka pasur lëvizje të shumta edhe në bazat ajrore që janë pozicionuar pranë ngushticës së Tajvanit. Ministria e Mbrojtjes tha se gjatë mëngjesit të së dielës, 25 avionë kinezë kanë kaluar vijën mediane të ngushticës, e cila më parë ka shërbyer si një kufi jozyrtar mes dy vendeve.

Mëngjesin e së dielës, forcat ajrore të Tajvanit kryen manovra dhe patrullime ajrore në zonat përreth ishullit, ku Kina bëri stërvitje.

Stërvitja e zhvilluar për Pekinin kishte për qëllim paralajmërimin e Tajvanit për provokimet e bëra. Manovrat kishin të bënin me pozicionimin e të gjitha forcave duke bërë të mundur rrethimin e ishullit. Stërvitja përfshinte edhe interceptimin dhe goditjen e objektivave në det dhe ajër: “Gjatë operacionit me mbështetjen e sistemeve të kombinuara, ne zhvilluam një kërkim dhe kundërsulm ndaj nëndetëseve, bllokadë dhe ushtrime për kundërsulme me rreze të shkurtër veprimi, këto të bazuara në skenarë të vërtetë”.

Qeveria e Tajvanit thotë se këto manovra ushtarake të Kinës vijnë pas vizitës së zv/presidentit William Lai në Shtetet e Bashkuara, si një formë presioni ndaj votuesve për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Lai është kandidati kyesor për President në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Tajvan. Për Kinën, vizita në SHBA ishte një akt provokimi i cili vendos ishullin në një situatë të rrezikshme. Kina e shikon Tajvanin si territor të saj, pavarësisht kundërshtive të qeverisë së ishullit. 

A2 CNN Livestream

A2 Business