Zërat po shtoheshin nga dita ditës, por mungonte zyrtarizimi,. Por tashmë edhe vetë Lazio e ka zyrtarizuar trajnerin Maurizio Sarri në krye të ekipit të Serie A.
Jo një surprizë, pas marrëveshjes në parim, pasojë e vizitës ku vetë drejtori sportiv Igli Tare udhëtoi deri tek shtëpia e tij për ta takuar.
Ajo që habit është vetë mënyra e zyrtarizimit, përmes një postimi në Twitter-in zyrtar që ngjason më shumë me një gjëegjëzë. Në vend të fjalive klishe, drejtuesit e Lazios përdorën një emoticon domethënës, atë të një cigareje.
Ish-trajneri i Napoli, Chelsea dhe Juventus njihet në ambientin e futbollit si një prej duhanpirësve më të mëdhenj, aq sa nuk duheshin fjalë të tjera për t’ i dhënë tifozëve bardheblu lajmin e shumëpritur. (A2 Televizion)