Seanca kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia diskutojnë në OKB raportin e UNMIK

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 15:48 | Kosova
Seanca kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia diskutojnë në OKB

Kosova dhe Serbia do të ballafaqohen sonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në një seancë që do të udhëhiqet nga Rusia.

Palët pritet të diskutojnë raportin e ri 6-mujor të sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Prishtina dhe Beogradi do të përfaqësohen nga ministrat përkatës të jashtëm, Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç. Kreu i OKB-së, Guterres përshëndeti marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksin e zbatimit të saj.

Gjithashtu në raport, thuhet se korniza e re e dialogut ka potencial për të çuar përpara procesin drejt arritjes së zgjidhjeve afatgjata.

Ndër të tjera, palët kritikohen për retorikën që ndez tensione dhe për incidentet e shumta në veri të Kosovës që shtojnë rrezikun për dhunë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos